Ditë tejet e veçantë kjo për “Elifin”(Foto)

19 janari ishte ditë e veçantë për aktoren e bukur turke, Tuba Buyukustun, e cila ka festuar datëlindjen e vajzave të saj binjake. Toprak dhe Maja, vajzat që ajo ka nga martesa me aktorin Onur Saylak mbushën 5-vjeç.

Buyukustun, shumë e dashur për shqiptarët me rolin e saj të Elifit tek seriali “Diamante dhe Dashuri” ka shpërndarë një foto nga festimet sëbashku me një mesazh.

“Gëzuar datëlindjet Toprak dhe Maja. Sa mirë që ju kam. Jemi aq kallaballëk saqë i kemi zemrat e mbushura plot me dashuri dhe miqësi. Festuam edhe me ata që janë me ne, me ata që kanë zemrat dhe mendjet me ne…Ju falënderojmë.”

Ndërkohë, babai i binjakeve dhe ish-bashkëshorti i Tuba-s, Onur Saylak, nuk mori pjesë në organizimin me miqtë për datëlindjen e vajzave të tij, por ua uroi datëlindjen me një foto që e postoi në Instagram./tvklan.al

Temat
Showbiz

Të afërta