Ambasada e SHBA-së: Shqiptarët dhe amerikanët lidhje të thellë dhe të gjatë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu e ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për të shpërndarë një video ku dërgon mesazhin falënderues me rastin e përurimit të Donald Trump si president.

Ai ka falënderuar shqitparët për urimet e dërguara në drejtim të presidentit të ri amerikan, duke shpresuar që raportet mes Shqipërisë dhe Amerikës të thellohen edhe më shumë.

“Ne falenderojmë shqiptarët e shumtë që i kanë ofruar Presidentit të ri Trump dhe zonjës Trump urimet e tyre të përzemërta. Në 25 vite përgjatë qeverive të ndryshme në Ëashington dhe në Tiranë ka qenë gjithmonë e vërtetë se shqiptarët dhe amerikanët kanë çmuar një lidhje të gjatë dhe të thellë mes tyre. Presim që kjo marrëdhënie e jashtëzakonshme të vazhdoje edhe gjatë Presidencës Trump” u shpreh ambasadori amerikan në Shqipëri. /Lajmi.net/

Temat
LajmeRajon

Të afërta