Vrau shqiptarin grabitës, kërkesa e motrës së tij pas 11 vitesh lë pa fjalë italianin

Njëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së vëllait, i cili hyri si hajdut në banesën e italianit, motra e shqiptarit hap proces gjyqësor për dëmshpërblim për vrasjen.

Kërkon plot 200 mijë euro. Lajmin e kanë bërë me dije mediat italiane, duke iu referuar dëshmisë së italianit, Michelangelo Rizzi, aso kohe 39-vjeçar, që vrau me pistoletë shqiptarin Dritan Osmani, 24-vjec.

Sipas italianit, gjithçka ndodhi natën e 26 janarit të 11 viteve më parë, kur shqiptari me persona të tjerë i hynë nga dritarja, në shtëpi kur ai ishte me gruan.

Në tmerr e sipër ai rrëmben armën dhe qëllon, por plumbi lë të vdekur shqiptarin. Policia në atë kohë tha se shqiptari ishte me shumë precedentë, sidomos për vjedhje dhe i njohur edhe me tjetër emër si Andi Saraci.

“Unë përfundova në burg, pas një procesi shumë të gjatë u lirova, por humba gjithçka. Humba firmën që kisha ngritur bashkë me gruan e që kishin siguruar jetën, humba edhe gruan, pasi tronditja që pësuam ishte shumë e madhe dhe u divorcuam. Tani bëj punë të ndryshme që të jetoj. Por së fundi mora vesh për procesin, motra e shqiptarit kërkon dëmshpërblim, do 100 mijë euro”- tregon ai.

Temat
Rajon

Të afërta