“Supermbesa” e Berishës bën dedikimin më të ëmbël për mashkullin më të shtrenjtë për të (Foto)

“Supermbesa” ish-kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi ka publikuar gjithnjë postime në të cilat shpreh adhurimin për prindërit e saj.

Pasi babai i saj, Abi Malltezi, i solli në vëmendje një foto së bashku të disa viteve më parë, ajo vendosi ti bëjë një dedikim, duke i shprehur të gjithë dashurinë: “Bekimi më i madh që mund të ketë gjithsecili në jetë është lumturia dhe mirëqënia e njerëzve të dashur.

Babai im më nisi këtë foto pak ditë më parë. Ishte mesazhi më i ëmbël që kam marrë. Megjithëse kjo foto është realizuar kur isha vetëm 15-vjeç, pra shumë kohë më parë, sërish e dashuroj.

Ka diçka të veçantë tek kjo foto. Këtu është babai më i mirë në botë. Gjithkush mund të ketë një baba, por askush nuk mund të ketë babain tim,”-përfundon postimi i Dasarës në rrjete sociale. Aktualisht ajo ndodhet jashtë Shqipërisë për shkak të studimeve.

Temat
Showbiz

Të afërta