Sportisti zbardh të tjera skandale të federatës: Ju jetoni në luks, ndërsa unë me kredi për shtëpi. 20 vite pa sigurime!

Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka vijuar edhe sot me një përgjigje të mbërritur në adresë të “Gazeta Express” për gjithë akuzat që u lëshuan ndaj tij pas publikimit të fotove skandaloze të kushteve në të cilat stërviten sportistët në Shkodër.

Sot ai ka një përgjigje për Elez Gjozën, presidentin e FSHP-së.

Reagimi

Elez Gjoza fakti se je President i FSHP nuk te jepet e drejta te genjesh pa fund !

Ti thua qe ka kushte te mira stervitjet e kushtet jan skandaloze i pa gjithe Shqiperia ! Megjithate jane disa gjera te cilat me fakte dhe deshmi do ti bej te dituara publikut e pres te pergenjeshtrosh te gjitha hipotezat fantazem qe ke parashtruar !!

Ti me numeron te ardhurat qe marr une me mund e me djerse ne intervista , duke harruar se jam sportisti Shqiptar qe kam Ngritur Flamurin Shqiptar ne Bote me shume se kushdo tjeter e kam krenuar vendin tim ! Megjithate nuk jam shpërblyer aq sa duhet duke pasur mbi shpatulla nje kredi te cilen do me duhet ta paguaj per 25 vite per shtepine time !

Epo si qytetar i Lire ketij vendi dhe sportist me lind e drejta te pyes duke marr parasysh se jeni edhe Person Publik ,per luksin ne te cilen ti jeton !

Si I keni Fituar te ardhurat Zoteri ? Duke Kursyer Rrogat i keni mundesuar vetes Vilat Luksoze e pronat qe posedon ,makinat Luksoze Etj etj ??

1 . Ti diskuton ku stervitem un nderkohe qe eshte e drejta ime te stervitem ku te dua , ne Tirane apo Shkoder , pa harruar se Federata nuk ka krijuar kushtet per grumbullim e nuk ka vend per tu stervitur , ambjentin ja krijova vet vetes , sepse per ju tashme e kisha len Sportin !

2. Ju Genjeni duke thene se FSHP ka kuntribut per palestren qe bera ne shtepi nderkohe qe une e kam mundesuar ndermjet miqeve te mi , pa asnje ndihme nga Federata !

3. Ju genjeni se jam i punesuar kur qe nga maji i 2016 , me fakte dhe dekomenta un jam pa i pune e 20 vite sport pa siguracion !

4.Genjeni persa i perket raportave , une vetem kur jam demtuar kam sjelle raport dhe kete e verteton doktori jo ju !

5. Tranjerin une e meritoj me te gjitha medaljet e kupat qe kam fituar e te jete Zef Kovaci ne gare eshte minimumi qe mund te kerkoj pamvarsisht se as page nuk i jepni , Profesori im ben pune vullnetare !

E mira eshte qe ju te mos shkelni Ligjin e Statutin Me

Tranjere Kombetare pa shkolle te larte! Sepse nese do ju vije KLD e Prokuroria e ju gjen shkelje Ligjore nuk do ishte mire per ju !!

6.Shpejt e paske harruar se une kam marre pjese ne Kupen e Republikes 2016 duke u shpallur sportisti me i mire 157Kg shkeputje – Shtytje 195 Kg ,ishe edhe vet deshmitar por meqe nuk paske kujtese per fatin e mire kemi fakte perfshire foto , video , Kupen dhe Medaljet !

Isha pretendent per kampion Europe por u demtova !

Per gjithcka flas kam fakte ndryshe nga ju Vetem Genjeshtra !

Shumica e sportisteve dhe tranjereve puntore e te ndershem me rezultate e gjejne veten ne pakenaqesi qe ju i keni rezervuar Peshengritjes sport te cilin po e shkaterroni cdo dite e me shume duke sulmuar sportistet pa te drejte !

E nuk duhet anashkaluar si fakt qe Fondi i federates mundesohet per sportistet edhe tranjeret qe punojne cdo dite , nuk esht i juaji personal! Ju keni detyre si president te mos i perdorni leket qe vijne per Trajtim ushqimor per sportistet , nderkohe qe ju i shfrytezoni per te shetitur boten !

Temat
Rajon

Të afërta