Shuma marramendëse që do të fitojë Kivanc Tatlitug në 2017-ën

Kivanc Tatlitug është një ndër aktorët më të pëlqyer dhe të mirë paguar në Turqi përgjatë viteve të fundit, por shuma që do të përfitojë ai nga projektet që do të marrë pjesë në 2017-ën është e jashtëzakonshme.

Gazeta turke “Takvim” thotë se Tatlitug, i njohur në Shqipëri si Mehmeti në serialin “Gymysh”, Kuzey në serialin “ Guney Kuzey” dhe Kurt Seiti në serialin “ Kurt Seit dhe Sura”, të transmetuara nga Televizioni Klan, do të përfitojë rreth 12 milionë Lira Turke (rreth 3 milionë Euro) përgjatë vitit.

“Takvim” thotë se Tatlitug do të përfitojë 32 000 euro në javë dhe më shumë se një milionë euro gjithë vitin nga seriali “Cesur ve Guzel”, si dhe pothuajse dy milionë euro të tjera nga reklamat.

Tatlitug do të marrë pjesë në reklamat e markës së xhinseve “Mavi”, imazh i së cilës ka qenë edhe vite më parë. Fitimet e aktorit të famshëm turk do të rriten, nëse ai vendos të marrë pjesë në projekte të tjera përgjatë vitit.

Temat
Showbiz

Të afërta