Rusia dhe Turqia i bashkojnë forcat ushtarake

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar sot se aeroplanët luftarakë rusë i kanë bashkuar forcat me aeroplanët luftarakë turq për t’i sulmuar militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) në qytetin sirian al-Bab, rreth 40 kilometra në verilindje të Aleppos.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, gjeneral-lejtnant, Sergei Rudskoi, ka thënë se kjo është hera e parë që forcat ajrore ruse janë bashkuar me ato turke në mënyrë.

Ky operacion, ka thënë ai, është kryer me pëlqimin e qeverisë siriane.

Temat
Lajme

Të afërta