Basha niset drejt SHBA-ve, pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump

Kreu i opozitës Lulzim Basha me ftesë të Partisë Republikane amerikane dhe mazhorancës ne Kongresin amerikan është nisur për në Washington ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump.

“Gjatë vizitës do të kem takime me anëtarë të Kongresit dhe të Senatit, me drejtues të lartë të institucioneve politikbërëse të politikës së jashtme, sigurisë dhe ekonomisë.

Jam i bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, SHBA do të mbështesë edhe më shumë përpjekjet e Shqipërisë për demokraci, mirqeverisje dhe zhvillim ekonomik.

Mbështetja e SHBA dhe e shqiptarëve të Amerikës është jetike për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të denjë për Shqipërinë”, shkruan Basha.

Temat
Botë

Të afërta