Zbulohet arsyeja pse u arrestua Vesa Luma (Video)

Vesa Luma ka bërë një deklaratë që nuk pritej.

E ftuar në emisionin radiofonik “Hangover” të Roza Latit, ajo ka pranuar se është arrestuar dhe bashkë me të ka qenë dhe Big Basta.

Vesa ka pohuar se është arrestuar nga policia e Malit të Zi. Të dy këngëtarët kanë qenë në shtetin fqinj për një koncert. Forcat e policisë kanë pritur sa të mbaronte koncertin dhe më pas e kanë shoqëruar në rajon. Këngëtarja nuk ka thënë më shumë detaje rreth ngjarjes. Kjo ishte një befasi, pasi Vesa Luma është një këngëtare që u ka qëndruar larg skandaleve.

Temat
Showbiz

Të afërta