Putini thotë se Administrata e Obamas është më e keqe se prostitutat

Në një sulm thumbues, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka akuzuar sot administratën në shkuarje të Obamas se po tenton ta minojë presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, duke shpërndarë akuza të rreme, si dhe tha se ata që po e bëjnë këtë janë “më të këqij se prostitutat”.

Kjo deklaratë e Putinit ka pasqyruar zemërimin e Kremlinit ndaj administratës së presidentit Barack Obama.

I pyetur për dosjen ruse të Trumpit e cila shfaq pohime të pavërtetuara se Trump ka qenë i përfshirë në aktivitete seksuale me prostituta në një hotel në Moskë, Putini e ka quajtur atë të rreme dhe pakuptimtë, duke shtuar se dosja ishte pjesë e përpjekjeve të administratës së Obamas për ta minuar ligjshmërinë e Trumpit përkundër fitores së tij bindëse.

“Njerëzit që urdhërojnë shpërndarjen e lajmeve të tilla të rreme kundër presidentit të zgjedhur amerikan, i sajojnë ato dhe i përdorin ato për momente të vështira politike janë më të këqij se prostitutat. Ata nuk kanë kufizime morali dhe kjo nënvizon shkallen e madhe të degradimit të elitës politike të Perëndimit, përfshirë atë të SHBA-së,” ka thënë Putin.

Temat
Botë

Të afërta