Plazhi unik, në vend të rërës guaca

Në shikim të parë, Plazhi i guacave (Shell Beach), që gjendet në pjesën perëndimore të Autralisë (Shark Bay), mund t’ju duket si një plazh i zakonshëm, mirëpo, po të vështrohet nga afër, mund të vëreni se – në vend të rërës, ky plazh është i mbuluar me guaca.

Plazhi, siç transmeton atsh, është i gjatë 110 kilometra dhe është njëri nga dy plazhet e vetme të tilla në botë, që janë të mbuluara plotësisht me guaca.

Shtresa e guacave në disa vende të plazhit është e thellë madje 10 metra – ndërsa miliona guaca dikur janë shfrytëzuar për ndërtimin e objekteve të afërta, para se ky plazh të vihej nën mbrojtjen e UNESCO-s si pasuri botërore, prej kur kujdesi ndaj tij është në maksimum.

I tërë gjiri, në Shark Bay, është një destinacion i popullarizuar turistik, ndërkaq deti i pastër si kristali dhe plazhi i jashtëzakonshëm ngjyrë qumështi, shpesh janë mikpritës të ceremonive të ndryshme, sidomos martesave.

Temat
Fun

Të afërta