Parandaloni rënien e flokëve me këtë recetë natyrale

Mos u shqetësoni! Një problem i tillë është shumë i zakonshëm si tek burrat dhe tek gratë. Tek burrat, shpesh rënia e flokëve ndodh me kalimin e moshës dhe ata kanë një tendencë gjenetike që çon në rënie të flokëve, ndërsa te gratë mund të jenë shumë faktorë së bashku që çojnë në një problem të tillë

Pavarësisht pse ndodh ka shumë ilaçe shtëpiake të cilat mund të ndihmojnë që të keni flokë më të shëndetshëm dhe më të gjatë duke parandaluar rënien e flokëve.

Nëse po kërkoni mënyra natyrale se si të shmangni rënien e flokëve e keni zgjidhjen:

Hudhra dhe flokët

Sipas një studimi të botuar në Indian Journal of Dermatology, aplikimi i xhelit të hudhrës në skalpin e kokës mund të çojë në rritjen e flokëve të rinj në zonat ku nuk ka flokë. Hudhra përmban sulfur dhe selenium që mund të forcojnë strukturën e boshtit të flokut, duke ushqyer skaklpin dhe folikulat e flokut.

Si ndihmon hudhra

Hudhra është e pajisur me veti antibakteriale që ndihmojnë për të parandaluar infeksione të ndryshme të shkaktuar nga mikrobet, infeksione mykotike apo kërpudhore të skalpit. Përveç kësaj, hudhra mund të ndihmojë për të hequr qafe edhe parazitët, që mund të prekin skalpin tuaj.

Aplikimi i hudhrës mund të trajtojë edhe kruajtjen apo skuqjen e skalpit, të largojë toksinat dhe papastërtitë nga lëkura e kokës duke ndihmuar në rritjen e flokëve të rinj.

Si ta përdorim hudhrën nëse kemi rënie të flokëve

Vaj natyral hudhre

Vaji i hudhrës besohet se është shumë i efektshëm për të trajtuar problemet e rënies së flokëve. Për të përgatitur vaj natyral hudhre në shtëpi gjithçka që duhet të bëni është të copëtoni hudhrën në copa të vogla dhe pastaj t’i zhysni në vaj ulliri për një ose dy javë.

Pilula hudhre

Këto pilula gjenden lehtësisht në farmaci. Doza ideale e konsumimit të tyre është një pilulë në ditë dhe jo më tepër se kaq.

Hudhër e freskët në balsamin e flokëve

Një tjetër metodë është përdorimi i hudhrës duke e përzier thellë në balsamin e flokëve.

Hudhra e papërpunuar

Një mënyrë tjetër e lehtë dhe efektive për të stimuluar rritjen e flokut është të aplikoni hudhrën e freskët në skalpin e kokës.

Temat
FunShëndet

Të afërta