Ja pse ia dhuroi Rusia Serbisë trenin me mbishkrimin “Kosova është Serbi”

Treni që mbante të shkruar në disa gjuhë të botës parullën “Kosova është Serbi”, është një dhuratë e Rusisë për shtetin serb.

Ky tren që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, u ndalua në mes të rrugës, pasi Serbia pretendoi se i është bërë “pritë” me eksploziv në hekurudhë.

Në fakt kjo gjë është mohuar nga autoritetet në Kosovë, të cilat u shprehën se në hekurudhë nuk ka pasur lëndë plasëse.

Sapo janë informuar, autoritetet kosovare, rreth 250 trupa janë nisur për në veri të Kosovës, të cilat kanë shkuar aty për të ndalur këtë tren të padëshiruar shkruan LajmiFundit.al.

Ndonëse ky tren është provokim i pastër i Serbisë, Nikolic e Vucic u shprehën se “Kosova provokon e dëshiron luftë, por shteti serb e ndaloi trenin, pasi kishin vendosur tritol në hekurudhë”.

Menjëherë në afërsi të kufirit me Kosovën, Serbia ka sjellë rreth 2500 trupa dhe Nikolic paralajmëroi se nëse do të ketë provokime të tjera “do të hyjë në Kosovë me ushtri”.

Sot, Kosova siguroi mbështetjen e NATO-s, e cila u shpreh se nëse do të jetë e nevojshme KFOR-i do të ndërhyjë.

Temat
Lajme

Të afërta