Hoxhaj takon Ashton, i thotë se Kosova do ta mbrojë sovranitetin e saj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ish-Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton. Hoxhaj me Baroneshën Ashton kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, por edhe për marrëdhëniet e acaruara në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ministri Hoxhaj e falënderoi Baroneshën Ashton për kontributin e saj për Kosovën në procesin e integrimit evropian, ndërsa konfirmoi se Kosova është e palëkundur në orientimin e saj perëndimor.

Në takim, Hoxhaj foli për situatën aktuale dhe marrëdhëniet e acaruara me Serbinë. Hoxhaj tha se Serbia intensifikuar provokimet dhe qasjen agresive ndaj Kosovës. Ai deklaroi se Kosova do ta mbrojë sovranitetin e saj.

“Serbia ka nisur gamë të gjerë dhe intensive të provokimeve dhe një politikë agresive kundër Kosovës. Një sjellje e tillë është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për paqen në tërë rajonin. Por, pavarësisht se çfarë kërcënime do të vijnë nga Serbia, Kosova do t’u përgjigjet duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, deklaroi ministri Hoxhaj.

Temat
Lajme

Të afërta