Gjykata evropiane: I burgosuri në Lituani ka të drejtë të ketë qasje në internet

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka thënë se një të burgosuri në Lituani, me pa të drejtë i është ndaluar qasja në internet.

Gjykata ka thënë se i burgosuri ka të drejtën e shprehjes, e drejtë kjo e mishëruar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Autoritetet në Lituani ia kishin ndaluar të burgosuri Henrikas Jankovskis që të përdorë internetin, pasi ai kishte dashur që të aplikonte për një kurs. Ndalesa ishte bërë për shkaqe sigurie.

Por, Gjykata ka thënë se autoritet nuk kanë paraqitur prova të mjaftueshme për të justifikuar ndalimin e përdorimit të internetit.

Temat
Botë

Të afërta