Ambasadorja gjermane i premton përkrahje Kusari – Lilës

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila e ka pritur sot në takim ambasadoren gjermane në Kosovë, zonjën Angelika Viets, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e deritashme në komunën e Gjakovës dhe planet për të ardhmen.

Kusari ka falëndëruar shtetin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i jep komunës së Gjakovës dhe ka thënë se shumica e projekteve kapitale në këtë komunë mbështeten shteti gjerman.

Ajo ka përmendur projektin për impiantin e ujërave të zeza që po realizohet me bankën gjermane KFË, pastaj projektin me GIZ-in gjerman për promovimin e punësimit tek të rinjtë “Yepik” dhe projektin e Akademisë Evropiane të Muzikës “Esma”, për të cilin ka thënë se falë përkrahjes së Ambasadës Gjermane tashmë organizohet në Gjakovë.

Ambasadorja Viets ka thënë se komuna e Gjakovës po jep një shembull të mirë qeverisjeje dhe si rrjedhojë e kësaj vije e edhe përkrahja e shtetit të saj në Gjakovë, duke konfirmuar se ky bashkëpunim të do të vazhdojë edhe më tej.

Temat
Vend

Të afërta