“Messi dhe Barcelona kanë nevojë për njëri-tjetrin”

Mascherano ia ka bërë të qartë Messi se ‘askund nuk do të gjejë më mirë se Barcelona’

Javier Mascherano beson se Barcelona dhe Lionel Messi “kanë nevojë për njëri-tjetrin” dhe shpreson ta shoh atë në “përgjithmonë” në Camp Nou.

“Nuk kam dyshime se Messi dhe Barcelona kanë nevojë për njëri-tjetrin. Marrëdhëniet e tyre kanë qen të mira për një kohë të gjatë”, tha fillimisht Mascherano për “Sport”.

“Shpresoj se Messi do të luaj gjithmonë këtu futboll. Nuk ka asnjë vend më të mirë për të se këtu, megjithëse në jetën private janë disa gjëra që duhet të trajtohen”, deklaroi më tej mbrojtësi i Barcelonës.

Temat
Botë

Të afërta