Falcao refuzon ofertë nga Kina

Radamel Falcao është lojtari më i fundit që lidhet me një transferim të mundshëm në Kinë, ku ekipi Tianjin Quanjian ka bërë ofertë prej 50 milionë eurove për sulmuesin e Monacos, raporton “Canal+”.

Pas dështimit te Manchester Untied e Chelsea, Radamel Falcao duket se ka gjetur formën e dikurshme, i cili po shkëlqen në Ligue 1 ku ka shënuar 12 gola në 14 ndeshje deri më tani këtë sezon.

Ekipi i Fabio Cannavaros, Tianjin dëshiron ta transferojë lojtarin në Kinë. “Canal+” bën të ditur se klubi kinez ka ofruar 50 milionë euro për Falcaon, aty ku ditë më parë u transferua Axel Witsel.

Por, kjo ofertë është refuzuar – pasi Falcao nuk dëshiron të largohet nga Franca. Megjithatë kinezët nuk duan të ndalen, të cilët do të rikthehen me një ofertë më të mirë për Monacon, pasi duan me çdo kusht kolumbianin.

Temat
Botë

Të afërta