Brabus Mercedes-AMG G65 me 800 kuajfuqi (Foto)

Pas karavan Mercedes-AMG C63 S të përforcuar në 650 kuajfuqi, kompania e njohur Brabus ka paraqitur edhe një Mercedes tjetër të modifikuar nga G-Class, AMG G65.

Nën kofano, ky Mercedes-AMG G65 ka motorin V12 me dy turbo-mbushës dhe është i përforcuar në 800 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ky model tani e arrin për 4,2 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

Brabus për këtë Mercedes-AMG G65 ka zgjedhur paketën për aerodinamikën nga fibra të karbonit (mbrojtësit, kofano, mbrojtësit anësor, etj.), rrotat e reja nga alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, frenat më të forta.

Gjithashtu, kjo kompani ka modifikuar edhe interierin e këtij modeli, i cili tani ai vjen me lëkurë Alcantara si dhe me detaje nga fibra të karbonit.

Temat
Teknologji

Të afërta