Bayerni gëzon Robbenin

Arjen Rooben pritet të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munich

Anësori holandez, Arjen Robben, i cili këtë muaj mbush 33 vjet, pritet të nënshkruajë kontratë të re me kampionin e Gjermanin, Bayern Munich.

Sipas “Sport1”, Robben, kontrata e të cilit skadon këtë verë, do të qëndrojë edhe për një vit në “Alianz Arena”, pasi bavarezët i kanë ofruar kontratë një vjeçare.

Robben ka shënuar deri më tani 121 gola në 232 paraqitje në të gjitha garat për Bayern Munich, që kur u transferua në vitin 2009 nga Real Madridi.

Temat
Botë

Të afërta