Treni serb, provokim flagrant! Kush duhet ta ndal atë?

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. KFOR-i, dhe EULEX-i, janë adresa e parë, mbi të cilin rëndon siguria dhe stabiliteti i Kosovës.

2. Qeveria e Kosovës, pêrmes instrumenteve (që po thotë janë) shtetërore! Rast tipik, për t’u testuar broçkulla “institucionaliste” e LDK-s, dhe ajo e “sovranitetit” e PDK-s!

3. Ndryshe, na duhet një Komandant trim, i qiftit të MUSTAF (Hoxha) NISHEVCIT, i cili në vitin 1981 anipse, në moshë të shtyrë dhe i paralizuar, në cilësinë e Komandant të (MT) për ditë të tëra në kufirin e Merdarit, mbajti në bllokadë totale ushtrinë e ish Jugosllavisë!!!

4. Në rast se treni hy pa pengesa , shoqëria civile duhet të avokoj; Një bojkotim total të çdo malli (dhe kompanie tregëtare shqiptare, partnere e Serbisë) serb në Kosovë!

5. Ndryshe, mund të dalin edhe opsione tjera…! Ku nuk përjashtohet as rezistenca aktive vetëmbrojtëse! Çizmet zbritni nga tavani…për çdo rast, ngase, ky vit ka filluar të “nxehet” kogja heret!

Temat
Opinione

Të afërta