Tenori shqiptar Saimir Pirgu në shtypin australian

Në një intervistë për Limelight, i kushtohet një diskutim i gjatë sfidës dhe ekzaltimit të tenorit shqiptar në rolin e Shepherd në kryeveprën operistike të kompozitorit polak Szymanovski.

‘Mbreti Roger’ është si të dëgjosh ‘Turandot dhe Tristan’ në të njëjtën kohë, ka shkruar shtypi australian. Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka tërhequr vëmendjen e shtypit të specializuar muzikor australian teksa përgatitet që të nisë një seri shfaqjesh të King Roger në Sidney Opera House duke filluar nga 20 janari deri më 15 shkurt.

Në një intervistë për Limelight, një revistë e specializuar për muzikën klasike dhe artet, i kushtohet një diskutim i gjatë sfidës dhe ekzaltimit të tenorit shqiptar në rolin e Shepherd në kryeveprën operistike të kompozitorit polak Szymanovski, përcjellë RTSH.

“Szymanovski ishte krejt një botë e re për mua meqë unë konsiderohem normalisht një këngëtar i repertorit italian, pasi kam kënduar shumë nga “bel-canto”, Moxart dhe Verdi. Por nëse Royal Opera të kërkon për të bërë tërësisht një produksion të ri me Kasper Holten si regjisor dhe Antonio Pappano si dirigjent, pse jo. Unë mora shumë kohë duke u përgatitur për rolin, duke punuar me një trajner polak. Një pjesë e mirë e trupës ishin polakë. Po ashtu këngëtari kryesor Mariusz Kwiecień, ishte polak ndaj duhet të përgatitesha mirë. Unë këndoj në shumë gjuhë dhe flas mirë 5 prej tyre, por gjuha polake është më e vështira që më është dashur të mësoj”, kujton Pirgu.

Opera “Mbreti Roger” ishte një sukses i jashtëzakonshëm vitin e kaluar në Royal Opera House në Londër madje 12 shkurti mund të rezervojë surpriza pasi opera ku interpreton edhe tenori shqiptar është nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Opera Recording”. Saimir Pirgu gjatë vitit të kaluar realizoi me sukses edhe turin për promovimin e albumit të tij të parë solo me titullin “Il mio Canto”.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....