Jennifer Lopez-Cristiano Ronaldo, shikoni çfarë ka ndodhur (VIDEO)

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, i ka bërë një dhuratë speciale kushërirës së saj, Tiana Rios.

Ajo e ka ftuar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në festën e ditëlindjes së Tianas, sepse ajo është një tifoze e flaktë e portugezit.

“Ajo të shikon në çdo ndeshje. Ajo është e çmendur pas teje”, i ka thënë Lopez Ronaldos, përcjellë “lajmi.net”.

Sigurisht, portugezi ia ka kthyer me batutë: “Mirë, ajo paska shije të mirë”.

Temat
BotëShowbizSport

Të afërta