Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Meta: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së do të forcohen

Kreu i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta në një intervistë flet për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë pas zgjedhjes së Donald Trump si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Meta thekson se cilado forcë politike që të vijë në pushtet marrëdhëniet dypalëshe do të vijojnë të forcohen.

Në lidhje me deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit gjatë fushatës presidenciale pro Hillary Clinton dhe kundër Trump, Meta shprehet se fushata ka mbaruar dhe tani marrëdhëniet janë insitucionale dhe strategjike

Cili është pozicioni juaj lidhur me zgjedhjen e Trump për President të SHBA’së?

ILIR Meta: Jam i bindur që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA’së do të vijojnë të forcohen më tej edhe pas këtyre zgjedhjeve. Dhe, besoj se cilado forcë politike firon në Amerikë, raportet me Shqipërinë me SHBA janë strategjike, dhe si një politikan me eksperiencë që jam, besoj se marrëdhëniet tona janë shumë të rëndësishme si me administratën e re, por po

A do të ndikojë kjo në raportet mes shqiptarëve me Amerikën kur dihet se edhe Thaçi edhe Rama kanë mbështetur hapur Hillaryn për Presidente?

ILIR Meta: Jam i bindur që se z. Trump është një President jo i rastësishëm dhe që shikon përpara. Në këtë drejtim çmoj shumë deklaratat e tij për Kosovën dhe kur nuk ka qenë i angazhuar politikisht me një saktësi dhe elokuencë të mrekullueshme. Aq më tepër kur eksperienca e tij është e jashtëzakonshme pas një fushate të paimagjinuar nga askush.

Pra, deklarata e udhëheqësve shtetërorë të Kosovë dhe të Shqipërisë nuk do të kenë ndikim në raportet me Amerikën?

ILIR Meta: Natyrisht, sepse fushata ka mbaruar dhe tani marrëdhëniet janë insitucionale dhe strategjike.

Temat
Opinione

Të afërta