Revista italiane 6 faqe shkrim për Ekspozitën e Marubit në Tiranë

Ekspozita “Dy rrugët” që do të udhëtojë nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër drejt Tiranës më 26 janar ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Lajmi për këtë ekspozitë të kuruar nga artisti shqiptar Adrian Paci ka bërë që të drejtohet vëmendja edhe nga Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës.

Për Muzeun Kombëtar në Tiranë dhe pikërisht për këtë ekspozitë ka shkruar revista e njohur italiane ‘Internazionale’, e cila i ka kushtuar 6 faqe këtij aktiviteti. Revista italiane pasi përshkruan vlerat e “Marubit” dhe pasuritë muzeale të Muzeut Historik Kombëtar i fton shikuesit në ekspozitën më të re për 2017-n, që është “Dy rrugët” me imazhet e Kole Idromenos, kuruar nga Adrian Paci”, raporton Shqiptarja.com

“Kjo ekspozitë nuk merr përsipër të analizojë të gjithë spektrin e aktivitetit të Idromenos por, duke u nisë nga një zbulim i fundit në arkivën e Muzeut Marubi, vendos përballë një seri fotografike me pikturën e tij të mirënjohur “Dy rrugët”, thuhet në këtë njoftim mbi këtë ekspozitë që do të hapet më 26 janar dhe do të rri e hapur deri më 30 maj.

Kuratori Ardian Paci ka zgjedhur fotografi që plotësojnë përmasa të thella artistike.

“Ajo që të befason asht fakti se fotografitë na shfaqen ma shprehëse dhe ma befasuese se pikturat. Duket sikur në trajtimin e telajos, përpunimin e ngjyrës, ravijëzimin e anatomisë dhe deformimin e qëllimshëm të figurave, diçka humbet nga forca e imazhit. Kurse në ndërtimin e imazhit fotografik, vizioni na vjen i drejtpërdrejtë e me forcë të jashtëzakonshme”, shprehet Paci.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....