Policja ulet në një lokal në Tiranë, por tregohet e papërgjegjshme me këtë veprim (FOTO)

Policët janë ata që duhet të ndëshkojnë personat që veprojnë kundër ligjeve, që kryejnë vepra të ndryshme penale, por përpara se ta bëjnë këtë gjë, duhet që të edukohen vetë.

Një police në Kombinat, pranë Komisariatit numër 6 është kapur mat nga qytetarët duke shkelur ligjin e antiduhanit në lokal.

Ajo ka qenë në shoqërinë e një gruaje tjetër dhe teksa konsumonte kafen, thithte herë pas herë edhe duhanin edhe pse një fletë shumë e madhe qëndronte si kambanë alarmi dhe ku lexohej qartë që “ndalohet duhani”.

Por, mesa duket policja me fuqinë e uniformës e ka shkelur këtë ligj, ndërsa nëse në vend të saj do ishte një qytetar i thjeshtë, gjërat nuk do kishin përfunduar kaq lehtë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta