Pamje ekskluzive nga protesta në Francë për Ramush Haradinaj (Foto/Video)

Shumë shqiptarë kanë protestuar sot para Gjykatës në qytetin Colmar të Francës.

Arsyeja e kësaj proteste është arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe për luftën e drejtë të UÇK-së.

Siç shihet edhe nga videot, valëviten flamujt kuq e zi si dhe ka shumë pjesëmarrës që mbajnë pankarta me shkrime: “Liri për Ramushin”, “Paqe me Ramushin”, “Haradinaj është Kosovë”, etj.

Temat
LajmeVend

Të afërta