Bamir Topi nga Elbasani: Zgjedhjet, testi kryesor i Vettingut

Më rastin e festave të fundvitit, kreu i FRD-së, Bamir Topi pati një takimi në Elbasan, ndërsa theksoi se degën e FRD në qytet është ndër më të rëndësishmet në të gjithë Shqipërinë.

Sipas tij FRD është parti e dinjitetit të shqiptarëve dhe që ecën gjithmonë në korsinë e duhur politike.

“FRD mbështet fuqishëm reformën në Drejtësi. Dita e zgjedhjeve duhet parë dhe duhet të jetë Dita e madhe e Drejtësisë për shqiptarët. Ndërsa KQZ ka ardhur koha që të mos jetë kurrë më Komisioni i Madh i Vjedhjeve të votave”, tha ai.

Sipas Topit, FRD në zgjedhjet reja do jetë në aleancë me forca të tjera politike vetëm në çastin final. Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi cilëson zgjedhjet si testin kryesor të procesit të vetingut.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan Topi nënvizoi se për FRD ky proces është mjaft i rëndësishëm dhe një kambanë alarmi e dhënë nga vetë ai që kur ishte President. Por vetëm ndershmëria në zgjedhje dhe mos cenimi i votës mbetet sfida më e madhe. Sa i përket klimës politike në vend ai u shpreh se nuk ka qenë kurrë më parë në një gjendje kaq kaotike. Nga ana tjetër ai ka nënvizuar se FRD do të jetë shumë e matur dhe do të vendosë për aleancat në momentin final duke mos parë jo vetëm thjesht interesin e kësaj force politike, por interesat e vendit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta