Meshkuj veproni! Kjo këngëtare dëshiron të njihet me ju (Foto)

Jeta private e Greta Koçit ka qenë gjithmonë mister për adhuruesit e saj. Këngëtarja është treguar gjithmonë diskrete për romancat apo flirtet e saj të dashurisë, ndërsa në media është deklaruar gjithmonë “single”.

Megjithatë, duket se kohëve të fundit një “erë e re” po vjen në jetën e finalistes së spektaklit “Dance With Me”.

Në një intervistë të fundit për “INTV”, Greta ka lënë të kuptohet se aktualisht është duke u njohur me dikë, megjithatë ende nuk e quan lidhje.

“Tani jam në një fazë që kam njohje, por kjo nuk është lidhje, pra nuk kam çfarë të deklaroj”, thotë Greta. Më tej ajo shpjegon se tashmë është koha që të marrë në konsideratë vetëm meshkujt, që ajo i konsideron si raste të mira.

“Kam kërkesa pa fund, por jam në një moshë që pres raste të mira”, përfundon ajo, duke lënë të kuptohet se pak meshkujt mund të kenë shansin t’i afrohen.

Temat
Showbiz

Të afërta