Basha: Heqja e vizave gjashtë vjet më parë, përmirësoi jetën e qytetarëve

Gjashtë vjet më parë Shqipërisë i janë hequr vizat nga Bashkimi Europian. Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha që na atë kohë ishte ministër i Jashtëm ka thënë se ndjen emocionet e bukura të asaj dite.

Basha në një postim në facebook ka thënë se mbas pluralizmit politik dhe liberlazimit të tregtisë, heqja vizave ka përmirësuar më së shumti jetën e qytetarëve.

“Këtë ditë, 6 vjet më parë Bashkimi Europian hoqi vizat me Shqipërinë. Mbas pluralizmit politik dhe liberalizimit të tregtisë, kjo është arritja që ka përmirësuar më shumë jetët e njerëzve këtë çerekshekull”, ka thënë Basha.

Ai është shprehur se, ndjen ende emocionet e bukura të udhëtimit të parë pa viza në Europë së bashku me studentë të nesërmen e heqjes së vizave.

“Ruaj të gjallë optimizmin dhe lumturinë në sytë e atyre të rinjve: ishte momenti kur ne u ndjemë vërtetë europianë, jo vetëm në shpirt dhe mendje, por edhe në liri dhe të drejta”, është shprehur Basha.

Temat
LajmeRajon

Të afërta