Qytetarët e Turqisë e dërgojnë një konvoi me ndihma në Aleppo (Foto)

Njerëzit në Turqi kanë mbledhur ndihma së bashku dhe e kanë nisur një konvoi ushqim, ujë dhe rroba, nga Stamboll për në Aleppo.

Konvoi është organizuar nga organizata humanitare turke “IHH”, edhe pse nuk është e qartë se si do të mbërrijë ai në Aleppo, transmeton Express.

Në tre muajt e fundit, asnjë konvoi me ndihma nuk ka qenë në gjendje të futej në Aleppo, për shkak të luftimeve të ashpra.

Ndërkohë, në shtator të këtij viti, një konvoi me ndihma u sulmua, ku u vranë 18 njerëz.

Temat
BotëLajme

Të afërta