Zlatan Ibrahimovic i ka dhuruar fitoren në minutat e fundit Manchester Unitedit, në udhëtim te Crystal Palace.
Unitedi fitoi me vështirësi me rezultatin 2-1, në ndeshjen e xhiros së 16-të si mysafir i Crystal Palace.
Pogba e kaloi fillimisht Unitedin në epërsi në këtë takim, kurse Crystal Palace barazoi shifrat në pjesën e dytë.
Ibrahimovic shënoi golin e fitores në minutën e 88 për Unitedin, për rezultatin përfundimtar 2-1.
United tani renditet i 6-ti në Premierligë me gjithsej 27 pikë. /Gazeta Blic/
Zlatan Ibrahimovic Goal HD – Crystal Palace 1-2… by Gol-Live