Çka e karakterizon arsimin e shekullit XXI, dhe ku jemi ne?

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Koha e shek. XXI, kërkon nga individi dhe menaxherët të mendojnë jo vetëm lidhur me atë se çka në të vërtetë është e suksesshme e njëkohësisht, edhe e dobishme për komunitetin, vendin dhe shtetin në kohën e eksplorimit, por paralelisht edhe çka mund të jetë kërkesë dhe interes i kohës së ardhme. Kur krejt këto zhvillime dinamike i vështrojmë në sferën e arsimit, pyetja kryesore apo fondamentale që ka të bëjë me përgatitjet e kuadrove për shek. XXI, kuptojmë që ka të bëjë me çështjen, se: çka në fakt, kërkohet për këtë kohë përveç, shkathtësisë së leximit, shkrimit, si edhe interpretimit të dijes kompjuterike?

2. Përgjigjet janë sot për sot të nduarduarta, por shumica e sociologëve të arsimit pajtohen që, nga ekspertët, pra menaxherët kulminant të këtij shekulli, përveç tjerash kërkohen shkathtësia dhe gatishmëria e ballafaqimit me dinamikën e ndryshimeve marramendëse që po ndodhin në jetën e inovacioneve në mënyrë që, të fitohen aso dijesh dhe përvojash që vazhdimisht janë në përputhje me këto zhvillime. Ose, thënë me thjesht, arsimim gjatë gjithë jetës…!

3. Sot, konteksti social i sferës së arsimit, mund të kuptohet përmes tri kritereve kryesore: kriterit pedagogjik, atij tradicional dhe kriterit të bazuar ekskluzivisht në vlera. Gjithashtu është aktuale, roli i fuqizimit të ndarjeve të reja të punës me qëllim të rritjes së efikasitetit , organizimit dhe humanizmit të procesit të punës fizike dhe asaj intelektuale. Njohuritë e tilla, gjeneratave të reja u mundësojnë që orientimet programore ti kenë me të lehta dhe më të “kapshme”për kohën dhe trendin e zhvillimeve, e sidomos ato kulturore që lozin rol të padiskutueshëm në këtë proces dinamik. Koha e këtij shekulli, po dëshmon se vetëm tipet e tilla eksploruese që dalin nga studimet empirike në shkollat e tipit bashkëkohor, mund të mbesin konkurrencë lojale e tregut dhe e ambientit që është duke u ashpërsuar për çdo ditë e më shumë me kritere gjithnjë e më të më të diferencuara. Ndërkaq, duket që sistemi ynë arsimor, asnjërën nga këto parametra nuk i ka në objektiva…!

Temat
Opinione

Të afërta