Shefi i NATO-s i paralajmëron vendet e Perëndimit për Rusinë

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të NATO-s që të vazhdojnë të bëjnë presion diplomatik, si dhe t’i mbajnë në fuqi sanksionet ndaj Rusisë derisa kjo e fundit ta respektojë marrëveshjen për paqe në Ukrainë.

Pas bisedimeve me ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe Ukrainës, Stoltenberg u ka thënë gazetarëve sot se ka shkelje masive dhe në rritje të armëpushimit në lindje të Ukrainës së shkatërruar nga konflikti, transmeton Express.

Ai tha se nganjëherë qindra shpërthime raportohen në baza ditore, përfshirë edhe shumë të tjera që shkaktohen nga armatimi i rëndë që është i ndaluar në bazë të akordeve të Minskut për paqe.

“Komuniteti ndërkombëtar duket patjetër të vazhdojë presionin ndaj Rusisë që mënyrë që ajo t’i respektojë obligimet e veta, veçanërisht gjatë kohës kur situata e sigurisë në lindje të Ukrainës mbetet kaq serioze,” ka thënë Stoltenberg.

Ai, po ashtu ka thënë se është me rëndësi që sanksionet ekonomike ndaj Rusisë të mbesin në fuqi.

Temat
BotëLajme

Të afërta