Nuk është normale nëse djersiteni gjatë natës

Djersitja gjatë natës është nëse normale nëse jeni i rrethuar në një ambient të ngrohtë apo nëse jeni të veshur shumë trashë.

Sidoqoftë, nëse shtrati juaj nuk është i nxehtë dhe ju sërish zgjoheni me rrobat të bëra qull nga djersitja, kjo mund të lidhet me kushte mjekësore.

Nëse jeni kurioz të dini se pse djersiteni gjatë natës, ja arsyet pse ndodh kjo:

Temperaturë e lartë trupore: kjo është një nga shkaku kryesor i paraqitjes së djersës trupore. Një shtrat që ka temperature të lartë mund të rrisë temperature tuaj trupore. E njëjta gjë vlen nëse visheni me rroba shumë të trasha apo edhe mbuloheni tmerrësisht shumë nën batanije.

Rënia e temperaturës trupore: disa persona kanë përvoja me rënie të temperaturës trupore, zakonisht rreth orës 4 të mëngjesit. Sistemi nervor autonom- i vetmi përgjegjës për një rënie të tillë, si dhe duke përfshirë shtypjen e gjakut dhe shkallën e zemrës mund të ndikojë edhe më shumë në djersitjen trupore.

Çrregullime të gjumit: fatkeqësisht, nëse djersiteni shumë gjatë natës kjo nënkupton se mund të keni probleme me çrregullime të gjumit. Kjo nuk është edhe shumë për tu habitur sepse djersitja ndikon në privimin e gjumit të rehatshëm.

Apnea e gjumit: kjo ndodh kur ju keni vështirësi në frymëmarrje gjatë gjumit. Si rezultat i kësaj, ju rritni përpjekjet tuaja deri sa të merrni frymë lirshëm. Secili sulm i apneas ju shpie deri në pëlcitjen e kortizolit (hormonit të stresit) kështu që mund të merrni frymë lirshëm përsëri.

Skuqje e ngrohtë: femrat e përjetojnë këtë si shenjë të menopauzës. Djersitja gjatë natës ndodh si rezultat i humbjes së estrogjenit dhe hormonit progesterone tek femrat më të moshuara.

Ndikimi i alkoolit: disa persona nuk mund të bëjnë gjumë pa pirë alkool. Kur ju konsumoni çfarëdo lloj pije alkoolike, ju do të prireni që të djersiteni më shumë se sa zakonisht. Kjo ndodh sepse alkooli konsiderohet si relaksues i muskujve.

Çrregullimi i gjumit i shkaktuar nga ankthi: sulmet e stresit dhe panikës mund të ndikojnë që ju të djersiteni gjatë natës. Personat që kanë makthe gjatë gjumit apo ato që kanë pasoja post traumatike djersiten më shumë se njerëzit e zakonshëm.

Çfarëdo qoftë arsyeja, ju duhet të kontrolloni gjendjen tuaj shëndetësore se a djersiteni në mënyrë jonormale gjatë natës, sidomos nëse dhoma juaj nuk është fare e ngrohtë. Konsultohuni me mjekun tuaj për të zbuluar shkaqet para se kjo të bëhet një rrezik për jetën tuaj.

Temat
Shëndet

Të afërta