Nëntë aksidente dhe 7 të lënduar lehtë gjatë 24 orëve në Shkup

Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjithsej nëntë aksidente rrugore në 24 orët e fundit në Shkup. Pesë prej tyre, janë me dëme të shkaktuara materiale.

Me ndihmën e automjetit të specializuar “karrotrecit”, janë larguar 92 automjete.

Policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar tetë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit , katër nuk i kanë respektuar rregullat për dhënie përparësi kalimi, 20 kanë qenë pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar, ndërsa tetë kanë drejtuar automjetin pa rrip sigurimi ose kanë folur në telefon celular. Janë kapur edhe 52 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Në suaza të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative me nxënësit nga klasa e katërt në SHF “J.H Pestaloci” në komunën e Butelit.

Temat
Lajme

Të afërta