BE-ja i gjobit 3 banka me 520 milionë dollarë për manipulim

Rregullatorët e Bashkimit Evropian i kanë gjobitur bankat “JPMorgan”, “HSBC” dhe “Credit Agricole” me 520 milionë dollarë së bashku, pasi kanë bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë për të manipuluar me çmimin e produkteve financiare të lidhura me normat e interesit.

Komisionerja e Agjencisë Antitrust e BE-së, Margrethe Vestager, ka thënë se bankat kanë shkëmbyer ilegalisht informata të ndjeshme dhe kanë bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me qëllim që të përfitojnë në tregun e produkteve të specializuara financiare, transmeton Express.

“JPMorgan” u gjobit me 337 milionë euro, banka franceze “Credit Agricole” me 114 milionë euro dhe banka me bazë në Londër “HSBC” me 33 milionë euro.

Temat
BotëLajme

Të afërta