Asambleja Parlamentare e KE-së dërgon vëzhgues për zgjedhjet në Maqedoni

Një delegacion shtatëanëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës prej 9 deri më 12 dhjetor do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë për ta vëzhguar zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, nga Parlamenti Evropian dhe nga Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut – ODIHR.

Gjatë qëndrimit, delegacioni i kryesuar nga anëtari i APKE-së nga Austria, Shtefan Shenah, do të takohet me liderë dhe përfaqësues të partive politike, me kryetarin e KSHZ-së, prokuroren speciale, si dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të shoqërisë civile dhe të mediave.

Siç informojnë nga APKE, anëtari i Komisionit të Venecias do të sigurojë mbështetje juridike të delegacionit gjatë vizitës.

Delegacioni i APKE-së e vizitoi Shkupin më 21 dhe 22 nëntor të këtij viti në prag të zgjedhjeve.

Temat
BotëLajme

Të afërta