Dieder Deschamps ka thënë se Paul Pogba nuk do ta fitojë kurrë Topin e Artë
Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka dëshpëruar mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, për të cilin tha se nuk do ta fitojë kurrë Topin e Artë.
Pogba ishte në listën e ngushtë të kandidatëve për këtë çmim, por sipas Deschamps ai kurrë nuk do ta fitojë atë.
Ai tha se këtë çmim e fitojnë sulmuesit ose mesfushorët ofensivë, pasi Pogba nuk është lloj i lojtarit që shënon nga dy e tre gola.
“Poga është mesfushor. Topi i Artë është për sulmuesit ose mesfushorët ofensivë, varësisht se çfarë kërkohet. Ka lojtarë që shënojnë shumë gola”, tha Deschamps për RMC.
“Pogba i ka shënuar disa gola, do të vazhdojë të shënojë, por ai kurrë nuk do t’i shënoi nga tre për ndeshje. Kjo nuk është loja e tij”.