Njerëzit e cilit besim fetar janë më të lumtur?

Njerëzit fetarë nga të gjitha besimet e ndryshme janë më të lumturit sesa njerëzit të cilët nuk besojnë, kështu tregojnë rezultatet e një studimi të kryer në shkurt të këtij viti.

Nga të gjitha besimet në Mbretërinë e Bashkuar, hindusët janë më të lumturit duke shënuar edhe mbimesataren më të lartë sipas të dhënave të hartuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare.

Krishterët – e të gjitha besimeve – ishin të dytët më të lumtur, të ndjekur nga Sikhsët dhe Budistët. Ata që i ndoqën këto fe ishin më të lumtur sesa mesatarja e personit, i cili shënoi një vlerësim prej 7.39 nga 10, transmeton lajmi.net

Hindusët shënuan vlerësim prej 7.57 për lumturinë, krishterët 7.47, Sihksët 7.45 dhe Budistët 7.41.

Lumturia në mesin e hebrenjve ishte nën mesataren kombëtare, me një vlerësim prej 7.37, Myslimanët kishin renditjen më të ulët me një rezultat prej 7.33.

Ata që ndjekin “çdo fe tjetër” patën një vlerësim prej 7.26. Dhe njerëzit që nuk kishin fe, ishin të palumtur, duke shënuar vetëm 7.22 nga 10, sa ishte vlerësimi total.

Raporti i ONS është publikuar duke analizuar mirëqenien personale tek 300,000 të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar, për më shumë se 3 vjet.

Temat
Fun

Të afërta