Ky është formacioni më i shtrenjtë në botë (Foto)

“CIES”, kompani që merret me statistika në futboll, ka publikuar formacionin e përbërë nga futbollistët më të shtrenjtë në botë.

Sipas përzgjedhjes në fjalë, bie në sy se në total, vlera e këtij formacioni, kalon 1 miliard euro.

Në këtë formacion edhe surpriza, pasi mungon Cristiano Ronaldo. Sipas këtyre statistikave Antoine Griezmann aktualisht vlen më shumë se portugezi.

Kësisoj, francezi rreshtohet përkrah Messi dhe Neymarit në sulmin e këtij rreshtimi ideal 4-3-3.

Sakaq, lojtari më i shtrenjtë në botë nuk përllogaritet as Messi e as Ronaldo, por braziliani Neymar.

1481010742-703109-1481015678-noticia-normal_1481032159-5732327

db-16_1481032153-2759229

Temat
Botë

Të afërta