Arsyeja shkencore pse meshkujt pëlqejnë te pasmet e mëdha

​Hulumtuesit e psikologjisë në Universitetin Bilkent të Turqisë i paraqitën 300 burrave fotografitë e siluetave të grave me shkallë të ndryshme të lakimit të shpinës për të zgjedhur ato që i dukeshin më tërheqëse.

Shumica e tyre zgjodhën ato me lakimin e shpinës nga 45.5 gradë, sepse i bënte fundshpinat e tyre të dukeshin më voluminoze. Kërkuesit gjithashtu paraqitën 3 foto të tjera me të njëjtën madhësi të fundshpinës, por për arsye të ndryshme: lakimi i shpinës, yndyra e tepërt dhe muskujt e tepërt.

Femrat me shpinën e lakuar u konsideruan më tërheqëset. Kjo, shkruan Anabel, çoi kërkuesit në përfundimin se është këndi i fundshpinës dhe jo madhësia e saj në vetvete që krijon tërheqjen në sytë e meshkujt.

Ky ‘arsyetim’ i meshkujve ekziston që shekuj më parë dhe lidhet me faktin se femrat me këtë lloj këndi të fundshpinës, ishin në gjendje të kërkonin për ushqim e të kishin fëmijë njëkohësisht pa patur dhimbje të kurrizit duke u konsideruar si partnere perfekte.

te-asmet

Temat
Fun

Të afërta