Anketa e fundit për zgjedhjet e 11 dhjetorit – ja kush del fitues

VMRO-DPMNE sërish e para të maqedonasit, ndërsa Bashkimi Demorkatik për Integrim te shqiptarët, transmeton gazeta “Koha” e Shkupit rezultatet e anketës së fundit para zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Anketa e Televizionit Telma e realizuar në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) tregon se për VMRO-në e Nikolla Gruevskit në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të votojnë 23.3 për qind e të anketuarve, për LSDM-në e Zoran Zaevit 19.4 për qind, për partinë e Ali Ahmetit janë shprehur 6.6, PDSH 3.3, Lëvizja BESA 2.7, ndërsa për koalicionin “Aleanca për shqiptarët” 1.9 për qind. Për asnjë parti janë shprehur 5.5 e të anketuarve, të papërcaktuar janë shprehur 15.1, ndërsa 17.6 e të anketuarve nuk kanë treguar se për cilën parti do të votojnë këtë të diel.

Anketa e realizuar në terren me mbi 1.000 qytetarë ka treguar përqindje interesante në gjashtë njësitë zgjedhore veç e veç.

Në Njësinë e parë zgjedhore kryeson LSDM me 24.2 për qind, VMRO e dyta me 21.9 për qind, pason BDI me 7.6 për qind, PDSH me 2.6, BESA me 2.6, ndërsa “Aleanca për shqiptarët” 0.3 për qind.

Në Njësinë e dytë zgjedhore, VMRO kryeson me 19.3 për qind, LSDM me 17.9, BDI 8.1, PDSH 4.1, BESA 4.4, ndërsa Aleanca për Shqiptarët 1.7 për qind.

Në Njësinë e tretë zgjedhore, për VMRO-DPMNE-në janë shprehur 35.6 për qind, LSDM 26.1, BDI 1.7, PDSH 0.7.

Në Njësinë e pestë zgjedhore sërish VMRO-DPMNE është e para me 29.5 për qind, LSDM me 21.5, BDI 6.7, PDSH 1 për qind, BESA 1.3, po aq edhe “Aleanca për shqiptarët”.

Në Njësinë e gjashtë zgjedhore, bindshëm kryeson BDI me 18.9 për qind, e pasuar nga PDSH dhe BESA me nga 10 për qind, VMRO 8 për qind, LSDM 5.3 dhe “Aleanca për shqiptarët” 4.3 për qind.

Përndryshe, sipas Kodit zgjedhor të Maqedonisë, sot, 6 dhjetor, është dita e fundit kur mund të publikohen rezultate të anketave për rejtingjet e pjesëmarrësve në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Temat
Rajon

Të afërta