Windows XP moti është “shuar” por po rritet në treg!

Historia e sistemeve operative të Windows nuk po shkon në mënyrën si e ka parashikuar Microsoft.

Duket i pabesueshëm fakti që Windos XP është sistemi i tretë operativ më i popullarizuar në botë, edhe pse kanë kaluar pothuajse tri vite që kur Microsoft vendosi t’a “pensionojë” sistemin operativ që filloi në vitin 2001, raporton dnevnik.hr.

Në fakt, në prill 2014, nga Redmond erdhi mesazhi që Windows XP është zyrtarisht në pension dhe se mbështetja për të më nuk ekziston. Logjikisht, në këto kushte, pritet që pjesëmarrja në tregun global bie, por Windows XP në asnjë mënyrë nuk po lëshon pe. Ky “plak” i zhdërvjelltë është aktualisht në vendin e tretë në sistemet operative më të njohura. Pjesmarrja e tij sipas kompanisë NetMarketShare është 8.63%, që është në vetvete më shumë se e çuditshme dhe madje fakt interesant që në nëntor XP ka shënuar rritje, sepse në tetor kishte pjesëmarrje prej 8.27%.

Nuk jemi të sigurt se menaxhmenti i kompanitë është i kënaqur me këtë zhvillim, edhe pse Microsoft është ende absolutisht i paprekshëm, kur është fjala për tregun e sistemeve operative. Sistemet e tyre më moderne operative kanë dështuar që të fitojnë konsumatorë të rinj, ashtu që versioni 8.1 i Windows është mbrapa Windows XP dhe pjesëmarrja e tij është vetëm 8.01%. Edhe më keq akoma është Windows 8, që ka një pjesëmarrje mizerabël prej 1.96%.

E ndërsa kjo mund të kuptohet, sepse pakënaqësitë globale për “tetëshet” ishin tepër të përhapura, Microsoft duket se duhet të presë që Windows 10 të ngjitet në një piedestal dhe të marrë vendin e parë. Windows 7 për shumë vite mban pozicion udhëheqës, i cili vetëm dëshmon perceptimin e përgjithshëm që “shtatëshen” t’a mbajë në fron si sistemin operativ më popullor, me 47.17%.

Pozita e dytë është e rezervuar për Windows 10, i cili ka pjesëmarrje në treg prej 23.72%, i ndjekur nga XP i pathyeshëm dhe i përmenduri 8.1, ndërsa në pozitën e pestë është Linux me 31.2%. Apple Mac OS X 10.11 dhe Mac OS X 10.12 janë prapa Linux dhe të dy versionet kanë 21.2% të tregut. Raporti i plotë është në dispozicion këtu.

Temat
Teknologji

Të afërta