Lewandowski gëzon Bayernin, lajm i keq për Realin

Robert Lewandowski nuk do të largohet nga Bundesliga

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, është shumë afër rinovimit të kontratës me Bayern Munich, që do ta bëjë atë një ndër lojtarët më të paguar në klubin gjerman.

Mark Barthel, i cili punon me Cezary Kucharsky, agjentin e Robert Lewandowskit, ka thënë se 28 vjeçari është afër rinovimit të kontratës pasi dëshiron të qëndrojë në “Alianz Arena”.

“Zyrtarizimi i rinovimit nuk do vonojë shumë”, ka thënë ai për “Kicker”.

Kontrata aktuale e Lewandowskit skadon në vitin 2019, por kampionët e Gjermanisë duan ta blindojnë atë, pasi kërkohet nga shumë skuadra Evropiane, në mesin e tyre edhe Real Madridi.

Kujtojmë se drejtori sportiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, disa herë ka përsëritur se nuk do ta shesin lojtarin dhe se ai do të qëndrojë edhe për shumë vite në “Alianz Arena”.

Lewa po kalon nëpër një formë tejet të mirë. Në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, ka shënuar 16 gola.

leewa_1480947192-5447560

Temat
Botë

Të afërta