Ja çfarë thotë Ancelotti për ndeshjen me Atletico Madridin

Carlo Ancelotti pret ndeshje të vështirë ndaj Atletico Madridit në “Alianz Arena”

Bayern Munichu tashmë ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Ekipi i Ancelotti renditet në pozitën e dytë me gjashtë pikë më pak se Atletico Madridi.

Kështu, të martën mbrëma bavarezët do të kërkojnë fitoren vetëm për prestigj, që t’i hakmerren për eliminimin nga kjo garë edicionin e kaluar dhe humbjen në “Vicente Calderon” në ndeshjen e parë të këtij edicioni.

“E dimë se do të përballemi me një skuadër të fortë, që vrapon shumë në fushë. Por, ne vijmë nga dy fitore me radhë dhe kemi fituar besimin e duhur”, tha Ancelotti.

“Niveli më i lartë i një skuadre nuk tregohet në grupe. Kualiteti do tregohet në raundet me eliminime”, shtoi italiani.

“Lahm do të luajë, pavarësisht se rrezikon që të pezullohet”, theksoi mes tjerash ish trajneri Realit.

Ancelotti gjithashtu bëri të ditur se nesër do ketë pak rotacion në fushë.

Temat
Botë

Të afërta