Dylan ka përgatitur fjalimin për ceremoninë e Nobelit, Patti Smith do të këndojë një këngë të tij

Zëdhënësja e Nobel Foundation, Annika Pontikis, ka thënë se diploma dhe medalja do t’iu dorëzohen Dylanit në një datë që ende nuk është caktuar.

Bob Dylan nuk do të jetë prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel më 10 dhjetor në Stokholm, por ai e ka shkruar një fjalim i cili do të lexohet gjatë banketit tradicional të Nobelit.

Dylan, fitues i Nobelin në letërsi për këtë vit, e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit, për shkak të përkushtimeve tjera që ka.

Por, sipas Nobel Foundation, këngëtari dhe tekst-shkruesi e ka shkruar një fjalim falënderues, i cili do të lexohet nga një person, për të cilin ende nuk është vendosur, në banketin luksoz në Sallën e qytetit në Stokholm.

Ndërkohë, në fillim të ceremonisë, Patti Smith do ta këndojë këngën e Dylanit “A Hard Rain’s A-Gonna Fall”, për nder të 75-vjeçarit.

Zëdhënësja e Nobel Foundation, Annika Pontikis, ka thënë se diploma dhe medalja do t’iu dorëzohen Dylanit në një datë që ende nuk është caktuar.

rs-174207-85842942_1480949087-3627888

Temat
Showbiz

Të afërta