Dënohen me burg 12 punëtorë të modës në Iran, për përhapje të prostitucionit përmes fotove

Dymbëdhjetë persona të përfshirë në industrinë e modës në Iran, raportohet se janë dënuar me burg për përhapje të prostitucionit përmes fotografive të postuara në internet.

Tetë grave dhe katër burrave u janë shqiptuar dënime me burg prej pesë muajve deri në gjashtë vjet, nga një gjykatë në Shiraz, kështu ka thënë për agjencinë e lajmeve “Ilna” avokati Mahmoud Taravat.

Atyre, po ashtu u është ndaluar që të punojnë në industrinë e modës dhe të udhëtojnë jashtë vendit për dy vite, sipas Taravat.

Ai ka thënë se klientët e tij i kanë mohuar akuzat dhe se do të ankohen ndaj vendimit.

Në mesin e akuzave me të cilat ngarkohen ata, janë edhe përhapja e prostitucionit dhe nxitja e korrupsionit përmes publikimit të fotografive të turpshme në internet, nxitja e myslimanëve që ta korruptojnë veten përmes shikimit të emisioneve të modës, dhe përhapje të stilit të kulturës perëndimore të zhveshjes.

Temat
Botë

Të afërta