Ancelotti konfirmon mungesën e madhe kundër Atleticos (Foto)

Jerome Boateng do të mungojë ndaj Atletico Madridit

Mbrojtësi gjerman, Jerome Boateng, nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë Bayern Munichun ndaj Atletico Madridi, kur të takohen të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri italian, Carlo Ancelotti, i cili ka thënë se 28 vjeçari ka shqetësime muskulore.

“Boateng ka disa shqetësime muskulore dhe nuk është i gatshëm për këtë ndeshje”, tha Ancelotti në konferencën për media.

Kjo sfidë nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket renditjes në Grupin D. Atletico tashmë është kualifikuar si lider me 15 pikë të grumbulluara, derisa Bayern është kualifikuar nga pozita e dytë dhe deri më tani ka grumbulluar nëntë pikë.

Bavarezët do ta zhvillojnë këtë ndeshje më shumë për prestigj, të cilët do të tentojnë t’iu hakmerren spanjollëve për eliminimin në gjysmëfinale të Championsit edicionin e kaluar.

ancea_1480948755-38246

Temat
Botë

Të afërta