Arkivoli i Castros mbërrin në Santiago (Foto)

Arkivoli me eshtrat e Fidel Castro-s, liderit revolucionar të Kubës, ka mbërritur sot më 4 dhjetor në Santiago, në qytetin ku lindi revolucioni dhe ku do të prehet ish-udhëheqësi, teksa turma bërtiste “Jetë të gjatë Fidel”.

Mijëra persona bënë homazhe pranë arkivolit të tij, homazhe që do të drejtohen nga i vëllai Rauli, Presidenti aktual i Kubës.

Udhëheqësit kryesorë të Venezuelës, Nikaraguas dhe Bolivisë marrin pjesë në ceremoninë e varrimit, ku gjithashtu është i pranishëm edhe futbollisti i njohur i Argjentinës, Diego Maradona.

Eshtrat e Fidel Castro-s do të digjen të dielën në krematorium, sikurse ai e kishte lënë amanet dhe hiri i tij do të vendoset në varrezën Santa Ifigenia në Santiago de Cuba, një vend prehjeje i heroit kuban të shek.19 për Pavarësinë e Kubës, Jose Marti si dhe për figura të shumta historike të këtij vendi.

_92722401_0366448371480810621

_92822460_036714039-11480810623

_92822458_036714862-11480810622

Temat
BotëLajme

Të afërta